Trajneri i Gjermanisë Joachim Low në një prononcim për mediat pas ndeshjes me Suedinë, ku skuadra e tij ka fituar me rezultatin 2-1 në sekondat e fundit, është shprehur se kjo ishte një fitore e merituar.
“Ne e meritonim fitoren. Në pushimin mes pjesëve u thashë lojtarëve se nuk duhet ta ndalin ritmin dhe se duhet të luajmë deri në momentin e fundit. Tashmë do të japim maksimumin në ndeshjen e fundit kundër Koresë dhe në këtë rast duam që të shkojmë më larg se kaq”, është shprehur Low.