Elseid Hysaj duket se nuk po kalon aspak një moment të mirë tek skuadra e Napolit, këtë sezon. Kuqeziu që pas ikjes së Sarrit po humbet “shkëlqimin” e tij çdo ndeshje e më shumë. Ancelotti, tekniku aktual e sheh si një lojtar të krahut të majtë dhe jo në pozicionin e tij natyral, që është krahu i djathtë.
Kështu shqiptari po humbet dhe vendin në formacion. Sidomos në arenën europiane, Hysaj ka luajtur vetëm në ndeshjen e parë ndaj Crvena Zvezda. Ndersa ka parë nga stoli takimet me Liverpulin dhe PSG-në, ku Napoli ka mundur që të marrë rezultat pozitive në të dyja këto ndeshje. Edhe ndeshjen e nesërme ndaj francezëve duket se do e shohë si “spektator” nga pankina “axurre”.