Humbja 5-2 ditën e djeshme e Kukësit përballë Torpedos në Gjeorgji ka vështirësuar së tepërmi ëndrrën e verilindorëve për të arritur grupet në Europa League. Megjithatë jo të gjithë i kanë humbur shpresat, me disa tifozë kuksian që si me gjysëm-shaka shpresojnë ende te përmbysja duke u motivuar as më shumë e as më pak nga Barcelona.
Në disa komente në faqen e klubit, tifozët kujtojnë përmbysjen e çmendur të katalanasve në Champions pak kohë më parë ndaj PSG-së, ku ndeshja e parë në Paris kishte përfunduar me fitoren e thellë të francezëve 4-0, ndërkohë që në Spanjë “blaugranat” përmbysën gjithçka me fitoren 6-1.
Kjo i ka rënë në sy dhe mediave gjeorgjiane, të cilat kanë bërë dhe një artikull në lidhje me këtë gjë. Le të shpresojmë që frika e tyre të realizohet, dhe Kukësi të bëjë një ndeshje epike javën që vjen në “Elbasan Arena”.