Gjergj Muzaka ishte heroi i ndeshjes së sotme të Tiranës kundër Korabit. Lojtari bardheblu arriti të shënonte një supergol në minutën e 91, teksa përfitoi pas një topi të ardhur në zonë në formë harku duke e goditur saktë me kokë. Kaq ka mjaftuar dhe tifozët e pranishëm në “Selman Stërmasi” kaluan në ekstazë. Të gjithë brohorimat shkonin në drejtim të mesfushorit, i cili i dha fitoren 1-0, 24-herë kampionëve të vendit.
Kujtojmë që Gjergji Muzaka kishtë gjashtë muaj që ishte jashtë fushave të lojës. Mesfushori bardheblu vuante nga një dëmtim i rëndë në klavikul që e la për kaq kohë jashtë formacionit titullar. Ditën e sotme, me përvojën e tij në Superiore, Muzaka ishte protagonisti dhe heroi i ndeshjes.