Sot, Partizani do të luajë kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Kjo është vlerësuar si kryendeshja e kësaj jave dhe kësisoj Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar si gjyqtar kryesor Enea Jorgjin.
Arbitri që mban stemën e FIFA-s do të vendosë drejtësi në “Selman Stërmasi” i asistuar nga Emigers Ganxhi dhe Rejdi Avdo. Gjyqtar i katërt do të jetë Nertil Bregasi, ndërsa pas porte janë vendosur Eldorian Hamiti dhe Blerim Ziri nga Fushë-Kruja.
Ky takim do të luhet në orën 18:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, pa praninë e tifozëve duke qenë se të kuqtë janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës.