Një ditë para ndeshjes kundër Kastriotit, lojtari i Partizanit ka marrë lajmin e jetës. Ardit Hila është bërë baba dhe gëzimin e tij e ka ndarë me gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Përmes një postimi, mesfushori i kuq tregon këmbët e vogëlushit të tij teksa shkruan: “I bekuar. Faleminderit Zot! Mirëseerdhe në jetë biri im, Troi”, përfundon ai.