Në studion e “Ora Skaner”, analisti Edmond Gëzdari ka debatuar me mbrojtësin e Skënderbeut Tefik Osmani. Osmani ka nisur të flasë për Europën e munguar të Skënderbeut këtë sezon dhe për faktin se të gjithëve do ti kishte pëlqyer që Korça të ishte në Europa League. “Do ju kishte pëlqyer të na kërkonit ndonjë bluze të Shalkes apo Beshiktashit siç bëtë vitin e kaluar. Nuk dihej më kë do të luanim çdo të enjte”, ka thënë me ironi Osmani.
Kjo batutë si ka pëlqyer Gëzdarit që ka replikuar me Osmanin. “Nuk po du të flas për atë rusen. Për atë ndeshjen që e bot vjet 0-3. Nuk du me i hap letrat. Mos më bo me fol”, i ka thënë Gëzdari lojtarit të Skënderbeut.
“Hapi letrat dhe çfarë të duash. Me letra ne do ishim 30 pikë përpara tani”, ka replikuar Osmani për të marrë më pas një tjetër batutë nga Gëzdari.
“Po rri o Osman se nuk të takon ty të bësh tifozin këtu. Le ta bëj Bledi Shkëmbi jo ti. Kam qenë para teje në Korçë unë”, ka vazhduar analisti sportiv.