Edmond Gëzdari pasi ka replikuar me Tefik Osmanin për Skënderbeun, është kapur sportivisht edhe me trajerin e Kukësit Ernest Gjoka. “Partizani ka bërë ndeshjen më të mirë të kampionatit. Fituan të gjithë dyluftimet, menaxhuan ndeshjen dhe nuk merituan ta humbnin ndeshjen”, ka thënë Gëzdari.
“Cilat dyluftime fitoi Partizani?! Çfarë bëri më shumë se ne. I lamë ne ta mbanin topin në zona të parrezikshme”, i është kundërpërgjigjur Gjoka.
“Nuk ka njeriun që të luftoj në ajër dhe kjo shpjegon pse nuk bëri gol”, ka thënë Gëzdari për të marrë më pas një përgjigje nga Gjoka. “Nuk besoj se është moment që duhet ti bëjmë qejfin Partizanit. Vetëm një korrne na rrezikoi në fundin e ndeshjes. Asnjë gjuajtje në portë, asnjë rrezik për ne”, ka thënë më pas trajneri i Kukësit.