Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha është ndier i zhgënjyer nga paraqitja e ekipeve shqiptare në kompeticionet e Champions League dhe Europa LEAGUE ku regjistruan në pjesën më të madhe rezultate negative dhe pesimiste.
Në një shkrim të tij në llogarinë personale në “Facebook” Hoxha thekson se ecuria e mirë e Skënderbeut në eventet europiane rriti pritshmëritë dhe pretendimet e tifozëve shqiptare për paraqitje serioze në kompeticionet e futbollit të klubeve europiane.
“Duke e harruar pak Kupën e Botës le të kthehemi te hallet tona. Në tre ditë e martë, e merkurë, e enjte, 8 skuadra shqiptare, 4 nga Shqipëria, 2 nga Kosova dhe 2 nga Maqedonia debutuan ne turin e parë të Champions League dhe Europa LEAGUE. Rezultatet, duke përjashtuar Shkëndijen e Tetovës dhe Prishtinën ishin të trishtueshme. Mes 4 skuadrave nga Shqiperia vetëm Laçi mundi të shënojë një gol, tre të tjerat Kukësi, Partizani dhe Luftëtari as qe e morën mundimin, edhe pse kundërshtarët nuk ishin të pakalueshëm. Edhe mes 4 skuadrave të tjera nga Kosova dhe Maqedonia shënoi vetëm Shkëndija, tre të tjerat mbetën te zero gola. Mesa duket Skënderbeu me fitoret e tij ne Europë gjatë viteve të fundit na mësoi keq. Në mungesë te korçarëve barra për të shkëlqyer në Europë mes skuadrave shqiptare i mbetet Shkendijes së Tetovës. Kukësi ende ka shpresë të kalojë turin perballë modestëve malteze të Valetës, edhe pse luan jashtë fushe. Skuadrat nga Malta në 7-te raste E mëparshme janë eleminuar gjithnjë nga skuadrat shqiptare. Edhe Prishtina e Mirel Josës pas barazimit në Luksenburg ka shanse te mira për të shkuar më tej”.
Champions League
Kukesi vs Valeta(Maltë) 0-0
Shkendija vs TNS Uells(Uells) 5-0
Drita vs Malmo (Suedi) 0-3
UEFA Europa League
Partizani vs Marbor(Slloveni) 0-1
Ventspils(Letoni) vs Luftëtari 5-0
Anorthosis(Qipro) vs Laçi 2-1
Fola Esch(Luksemburg) vs Prishtina 0-0
Rangers(Skoci) vs Shkupi 2-0