Hetimet që UEFA po bën për trukimet dhe dënimi që i ka bërë Skënderbeut pikërisht për faktin se ka trukuar ndeshje, i ka bërë të gjithë më të ndjeshëm dhe më të vëmendshëm për rastet e dyshimta në futbollin europian. I tillë është edhe Tonin Frroku. Gazetari i njohur që banon në Korçë nuk harron që ditën e sotme të thumbojë UEFA-n.
Në një status të tij në Facebook, ai reklamon për fitoren e WBA kundër Manchester United ku thekson se ekipi i fundit në renditje mundi një nga pretendentët. Po pse UEFA nuk e heton diçka të tillë. Nëse komisionerët e tu nuk e kanë marrë vesh po iu a tregoj unë , shkruan Frroku.