Nuk do harrohet kurrë ajo gjysmëfinale në Botërorin e vitit 2014 mes Brazilit dhe Gjermanisë ku ‘selecao’ u shkërmoq në shtëpinë e vet me rezultatin 7-1 nga gjermanët të cilët më pas fituan Kupën e Botës. Një ndeshje që ka hyrë në historinë e futbollit si një nga turpërimet më të mëdha të bëra ndonjëherë në një Kupë Bote.
Sot pas 4 vitesh të dy kombëtaret do risjellin emocionet e asaj sfide, por kësaj rradhe do jetë një miqësore. Miqësore nëse mund ta quajmë të tillë pasi në fushë zbresin plot 9 Kupa Bote dhe në prag të Botërorit në Rusi 2018, të dy përfaqësueset duan të tregojnë forcën e tyre. Brazili kërkon ‘hakmarrjen’ pas atij turpërimi ndërsa Gjermania të vërtetojë se jo më kot janë ata kampionët e Botës.
Gjithccka do fillojë në orën 20:45 dhe Gjermani – Brazil do jetë një spektakël për tu parë pavarësisht se do jetë vetëm një miqësore që vlen thjesht për statistika dhe për të parë gjendjen e lojtarëve para Botërorit.