Ka qenë një sezon me të vërtetë dramatik ky i sivjetshmi në Turqi. Deri në minutën e fundit ishin 3 ekipe që shpresonin të fitonin titullin kampion që në fund pas ndeshjeve të ditës së sotme shkon në llogari të Galatasarayt. ‘Luanët’ fitojnë kampionatin pas fitores 0-1 në transfertë kundër Gozetepe ku goli u shënua nga Gomis me anë të penalltisë.
Ishin të pavlefshme fitoret e Fenerbahce 3-2 kundër Konyaspor dhe Basakseir në shifrat 3-2 kundër Kasimpasa. Feneri sezonin tjetër do luajë në kualifikueset e Champions League ndërsa ekipi i Basakseir shkon në Europa League. Në përfundim të këtij sezoni edhe ekipi i Osmanlispor ku aktivizohet Sokol Cikalleshi rrëzohet nga Superliga turke dhe sezonin që vjen do luajë në ligën e dytë.