Bëhet ndeshja e tretë radhazi që Skënderbeu nuk fiton, por trajneri Shehi nuk e bën dramatike humbjen e sotme me Kukësin me rezultatin 1-0. Ai beson se është koha që ekipi të mos tragjedizojë këtë situatë. Për Supersport, ai mori në mbrojtje portierin Teqja duke e konsideruar më të mirin e Kategorisë Superiore në pozicionin mes dy shtyllave.
“Sigurisht që mund ta evitonim humbjen. Nuk është se erdhi nga presioni i Skënderbeut. Për herë të parë në këtë kampionat, nuk fitojmë. Është një situatë krejtësisht ndryshe nga vitet etjera. Megjithatë s’duhet të humbasim besimin. Duhet të punojmë që nesër të buzëqeshim.
Është një moment shumë i evitueshëm. Nga eksperienca, kur humbet topin humbet dhe toruan. Kjo i ndodhi Aldos, por u ka ndodhur dhe portierëve të mëdhenj.
Megjithatë. s’duhet dekurajuar. Për mua është portieri më i mirë në Shqipëri.
Janë të rinj dhe objektivat kur fillojnë të ndryshojnë janë nën presion. Por derisa janë të rinj nuk duhet të vihen nën presion. Nuk janë ata që mund ta zgjidhin ccdo ndeshje. Po marrin shumë përgjegjësi. Ndeshjet nuk i zgjidh gjithmonë të rinjtë, por skuadra.
Na dhemb shumë humbja, është një ndeshje që s’duhej të humbnim. Pres më shumë nga reparti.
N
ë pjesën përpara kjo ndodh sepse janë të rinj dhe ndodhen nën presion. Ndoshta nuk janë ende aq të pjekur që të marrin përsipër presionin.
Nuk është një situatë e mirë. Duhet të ketë një masë. Të qeshësh me masë dhe të qash me masë. Nëse e tejkalojmë këtë masë, e teprojmë dhe humbim besimin”, u shpreh Shehi.