Kosova debutoi me një barazim 1-1 në kualifikueset e një Europiani. Dardanët u ndalën ndaj Bullgaria, në takimin e vlefshëm për grupin A elimantor të Euro 2020.
Një pikë historike kjo për kombëtaren e drejtuar nga Bersand Challandes, që e dërgon në 12 serinë e takimeve pa humbje. Megjithatë, ego dhe dëshira e futbollistëve kosovar ishte mjaft e madhe dhe një gjë e tillë mësohet edhe pas takimit.
Një rast i mirë ishte edhe në fund të takimit, por Milot Rashica dështoi pak metra larg portës. Sfera u kthye më pas te Edon Zhegrova, i cili kishte shumë alternativa, por tentoi vetë, duke gabuar gjithçka.
Kjo irritoi Besar Halimin, i cili iu drejtua duke i bërtitur se pse nuk pasoi te ai, kurse Zhegrova i kërkoi njëherë falje, teksa më pas thotë: “Boll bre mo, boll mos fol palidhje”.
Një episod që mund të ndikojë jo pak në klimën optimiste te skuadra kombëtare e Kosovës, e cila në qershor do të vizitojë Malin e Zi, në kuadër të javës së dytë elimatore në Euro 2020.