Polonia dhe Kolumbia do përballet sonte në mbrëmje në orën 20:00. Të dyja skuadrave nuk iu lejohen gabimet në rast se nuk duan ta mbyllin këtu aventurën në Botërorin “Rusi 2018”.
Trajnerët në të dyja kampet kanë bërë ndryshime të mëdha duke hedhur në fushë më të mirët, duke provuar dhe mundësinë e fundit për të kaluar në fazën tjetër të këtij kompeticioni.
Pak minuta para se ndeshja të startojë, janë zbuluar formacionet zyrtare që janë si më poshtë.
Formacioni zyrtar:
Polonia: Shczesnji; Bednarek, Pazdan, Pishczhek; Bereszinski, Kriçoviak, Zielinski, Goralski, Ribus; Kounacki, Levandovski.
Kolumbia: Ospina; Arias, Mina, D. Sançez, Mojika; Aguilar, Barrios; Kuadrado, Kuintero, Rodriguez; Falkao.