Portieri i Melburn City, Buzanis,pritet që të dënohet me pesë ndeshje. Sipas rregullores në A League, në lidhje me fyerjet rraciste, ish portieri i U21 të greqisë, nuk do t’i shpëtojë provave filmike që do të merren në konsideratë.
Në derbin e Melburnit, ku Melburn Victory mundi Melburn Cityn me rezultatin 2-1, sulmuesi shqiptar ishte protagonisti kryesor, me një penallti të humbur, një gol të shënuar dhe përplasjen me portierin Dean Buzanis.