Futbollisti i Shkëndijes së Tetovës, në Superligën e Maqedonisë, Ferhan Hasani ka përfunduar marrëdhëniet me klubin, duke mbyllur kontratën. Pritet të largohet gjatë ditëve të fundit, për tu bashkuar më pas me skuadrën e Benfikës.
Mësohet, se Benfika ka ofruar plot 500 mijë euro për blerjen e Hasanit për një kontratë katër vjeçare me mesfushorin e Shkëndijes së Tetovës.
Klubi maqedonas nuk ka thënë asgjë rreth largimit të 26-vjeçarit drejt klubit europian, duke lënë të kuptohet, se mund të zgjedhë futbollisti për ofertën e fundit nga klubi europian.