Ylber Ramadani ka dhënë një prononcim për Supersport nga kompleksi stërvitor “Internacional” ku të kuqtë zhvilluan seancën e paradites nën drejtimin e trajnerit Starova. 20-vjeçari ka folur për eksperiencën me Kombëtaren e Alban Bushit, por gjithashtu është ndalur edhe te sfida në fundjavë kundër kampionëve të Skënderbeut.
Kombëtarja – “Të them të drejtën ishte një eksperiencë emocionuese. Në takimin e parë që luajtëm me Moldavinë u aktivizova vetëm një pjesë loja, ndërsa në fitoren 2-0 luajta gjatë gjithë kohës. Shpresojmë të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet eliminatore“.
Skënderbeu – “Po punojmë shumë për një ndeshje kaq serioze. Në fakt ne çdo takim e përgatitim me shumë përkushtim, por Skënderbeu të motivon edhe më shumë sepse është një rival për titullin. Grupi është shumë i fortë, jemi të gjithë për një e një për të gjithë”.