Futbollisti vlonjat, Françesko Tahiraj, është shpallur lojtari i muajt nëntor në kampionatin slloven. Sulmuesi, luan momentalisht tek ekipi i Aluminj, në kategorinë superiore në Slloveni. Statistikat e tij janë jashtëzakonisht mbi pritshmëritë e klubit.
Në 4 ndeshje, ai ka shënuar 5 gola, çka kënaq ekipin. 22-vjeçari po bën sezonin e tretë në këtë skuadër dhe tani shpreson për një grumbullim në Kombëtare, nga Christian Panuçi. Pritshmëritë në këmbët e tij janë rritur dhe tani është momenti i duhur për një rritje profesionale, duke firmosur në një ekipi më të mirë.