Futbollisti kosovar i Arsenalit Granit Xhaka, ka postuar një foto në “Instgram” së bashku me bashkëshorten e tij në prag festash, ku kanë uruar të gjitha familjet që festojnë krishtlindjet nëpërmjet një fotoje, ku tregohet atmosfera festive.
Granit Xhaka së bashku me bashkëshorten e tij Leonitën, kanë uruar: “Ne dëshirojmë që të gjitha ato familje që festojnë Krishtlindjen të kenë një shëndet të mirë! Gëzuar Krishtlindjet! Granit&Leonita!”, shkruhet tek fotoja e postuar në “Instagram”.
Fotoja tregon qartë se dhe futbollisti kosovar po kalon mjaft mirë pranë familjes së tij, duke pritur me padurim këto ditë festive.