Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë Emanuel Ndoj ka zgjedhur të qëndrojë te Brescia.
Mesfushori 21-vjeccar ka rinovuar me “Luaneshën” për 4 sezone të tjera.
Lajmin e ka zbuluar vetë klubi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
“Emanuel Ndoj ka rinovuar deri në 2022. Mesfushori 21-vjeccar ka nënshkruar një kontratë të re që e mban atë te Brescia për katër sezonet e ardhshme. Fat të mbarë Emanuel”.
Ndoj luan në kategorinë e dytë të futbollit italian dhe ka regjistruar 22 ndeshje me Brescian.
Ai është pjesë aktrive e Shpresave dhe kombëtares shqiptare.