David Domgjoni dje është përshëndetur me stafin teknik dhe futbollistët e skuadrës bardheblu për t’u larguar përfundimisht. Mbrojtësi edhe pse ka një kontratë me Tiranën deri në vitin 2019, ka vendosur të përfundoj këtu aventurën në kryeqytet. Domgjoni ka gjetur me konsensus akordin me klubin dhe tani bëhet gati të largohet nga Shqipëria për të provuar veten në Zvicër.
Për momentin futbollisti mbetet në bisedime me disa klube të cilat para se të firmosin me të duhet të paguajnë dhe një shumë të konsiderueshme parash në llogarinë e Tiranës.