Kriza te Flamurtari sa vjen e bëhet më e madhe.
Ditën e djeshme shpërndaheshin rrogat në qytetin bregdetar, por llogaritë e futbollistëve kuqezi nuk kanë pësuar asnjë ndryshim. Ky episod ka revoltuar jo pak të besuarit e Ilir Dajës. që i kanë vendosur bojkot drejtuesve, ndërsa kanë shtuar se ditën e nesërme nuk do të dalin në stërvitje.
Kështu, pritet që nesër të mos zbres në fushën stërvitore rreth gjysma e skuadrës, duke vendosur në dyshim ecurinë e skuadrës në Superiore. Problemet me pagat kanë shtyrë shumë futbollist të largohen dhe të firmosin për një tjetër skuadër, situatë e cila pritet të ndodh edhe me disa nga futbollistët aktual.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.