Një tjetër derbi pason atë të kryeqytetit. Bylisi dhe Apolonia do të përballen ditën e shtunë në fushën e ballshiotëve “Adush Muça” në orën 14:00.
Pavarësisht se ekipet janë në pozicioneve të ndryshme këtë sezon (Bylisi në vendin e parë në grupin B të Kategorisë së Parë, Apolonia në vendin e shtatë) në derbi diferencat zerohen dhe çdo është e barabartë.
Për këtë sfidë, klubi u ka bërë thirrje tifozëve ballshiotë për pjesëmarrje maksimale në stadium për t’i dhënë zemër dhe një arsye më tepër ekipit për të fituar.
“Me renditjen pas javës se 11-të. Faleminderit presidencës, stafit dhe gjithë skuadrës. Mirënjohje Bashkisë Mallakastër dhe dashamirësve që na mbeshtesin kudo!
Shumë punë është bërë, shumë kemi ende përpara!
Por duhet që edhe tifozët të sensibilizohen sepse një biletë ështëe kontribut për klubin dhe skuadrën!”
Postimi i Bylisit