Ditën e sotme është ndarë nga jeta lojtari i njohur kosovar Labinot Harbuzi, mirëpo deri më tani ende nuk është konfirmuar asnjë detaj për “shuarjen” e tij nga kjo botë. Në moshën 32 vjeçare është ndarë nga jeta Harbuzi, i cili në karrierën e tij ka luajtur me shumë skuadra të mira dhe me emër europian.
Ndër to është Feynord në kampionatin holandez. Ekipe të tjera në karrierën e tij ishin Malmo, Manisaspor etj.