Stadiume gjysmë ose pothuajse të zbrazura janë një pamje e trishtë që shoqëron ndeshjet e futbollit shqiptar prej shumë vitesh.
Arsyet se përse kemi arritur në këtë situatë janë të shumta. Por ndeshja e fundit midis Kukësit dhe Kamzës regjistroi një nga pamjet më të trishtueshme në futbollin shqiptar. Edhe pse një ndeshje jo pa rëndësi, mbështetja në stadiumin “Loro Boriçi” në raport me rëndësinë e sfidës nuk përputheshin aspak. Në fitoren e verilindorëve ishin të pranishëm vetëm 60 tifozë, ku shumica mbështesnin Kamzën.
Kjo ka qenë një arsye e fortë që e detyroi klubin të kërkonte ndihmë te Bashkia e Kamzës. Megjithatë kjo është një panoramë që shoqëron të gjithë futbollin tonë, jo vetëm Kukësin.