Nesër Partia Demokratike ka njoftuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar ndërsa mbrëmjen e sotme ka thirrur dhe Kryesinë, ku janë miratuar unanimisht 350 kandidatët për Këshill Kombëtar.
Një nga ngjarjet që pritet të ndodh në mbledhjen e nesërme është dhe zgjedhja e 120 anëtarëve të rinj të parlamentit të Partisë, ku bie në sy emrat e sportit, si Arlind Boshku dhe Agustin Kola.
Burime pranë newsport.al mësojnë se zëvendës presidenti i Skënderbeut, Arlind Boshku dhe legjenda e Tiranës, Augustin Kola janë tek kjo listë e shpallur nga Partia Demokratike.