Pas Ylli Shametit, ekipi i Kukësit ka rinovuar kontratën edhe me lojtarin tjetër veteran të ekipit Besart Musolli. Në këtë mënyrë verilindorët po mundohen të blindojnë boshtin e skuadrës për sezonin e ri pas dështimit në Europë, me dy futbollistët që luajnë respektivisht sezonet e gjashtë dhe të shtatë në Kukës.
Mësohet se Musolli ka rinovuar dhe ai për një vit ashtu si mbrojtësi gjirokastrit, ndërkohë që do të ketë dhe një rritje rroge nga 5 në 6 mijë euro në muaj. Nga ana tjetër Shameti do të përfitojë 5 mijë euro në muaj, plus bonuse në rast fitimi të kampionatit, duke qenë se ai mban dhe shiritin e kapitenit këtë sezon.