Bashkë me Kategorinë Superiore, rikthehet dhe Kategoria e Parë. Në javën e katërt do të luhen plot 9 ndeshje, 5 në Grupin A dhe 4 në Grupin B.
Vllaznia do të kërkojë të ruajë pathyeshmërinë dhe në raundin e katërt dhe sfida e radhës i vendos përballë Besëlidhjes.
Dinamo, në kërkim të ndjekjes së Vllaznisë duhet të fitojë në shtëpi ndaj Erzenit. Për 9 takimet e sotme “neësport” ka mësuar emrat e 9 gjyqtarëve, që do të japin verdiktin në 9 qytete. Të gjitha takimet luhen në orën 16:00.
Grupi A
Dinamo-Erzeni (Kridens Meta)
Besëlidhja-Vllaznia (Emirion Sino)
Veleçiku-Ilira (Altin Stefi)
Burreli-Shënkolli (Lesjan Dosti)
Korabi-Vora (Bekris Dragusha)
Grupi B
Pogradeci-Egnatia (Kreshnik Barjamaj)
Tomori-Oriku (Edvin Hoxha)
Lushnja-Turbina (Sokol Bebja)
Elbasani-Apolonia (Klajdi Kola)