Pas fitores së sotme ndaj Erzenit, Teuta do të kryejë një tjetër test me Kastriotin. Takimi do të luhet në Durrës në orën 13:30, për të konfirmuar formën e mirë të sezonit, ndërsa krutanët për të dhënë shenja se nuk kanë asgjë për të humbur në këtë edicion, pavarësisht krizës së rëndë të rezultateve që çuan në largimin e teknikut Stavri Nica dhe të 12 futbollistëve.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.