Prej shumë javësh askush nuk bëhej i gjallë në radhët e Kastriotit, skuadrës pretendente për të dalë në një kategori më lartë në sezonin që u mbyll në majin e këtij viti. U mendua se do të shkrihej kjo skuadër, por një vendim i kryebashkiakut të Krujës vendosi që klubi të kishte organizim brenda pak orësh.
Mesditën e sotme është përcaktuar trajneri, i cili do të jetë Afrim Deliu. Ky i fundit është figurë e njohur e futbollit krutan, duke qenë se më parë ka luajtur për Kastriotin dhe Ilirinë. Ndërsa në tre vitet e fundit ka ushtruar detyrën e zëvendës trajnerit te Iliria.
Ai ka marrë në dorë “frenat” e skuadrës dhe pritet që shumë shpejt të krijojë grupin e lojtarëve për sezonin që do të startojë pas disa ditësh.