Masato Fukui është një lojtar shumë i vlefshëm për skuadrën e Kamzës. Në një prononcim për “Supersport” japonezi është shprehur se mbijetesa do të jetë si fitimi i një trofeu.
Gjithashtu, Fukui nuk e përjashton edhe mundësinë e largimit nga klubi kryeqytetas, por do të varet shumë nga ofertat që do të ketë në dispozicion.
“Mendoj se po punojmë shumë mirë në aspektin fizik, kanë ardhur disa lojtarë të vlefshëm për skuadrën, megjithatë kemi nevojë edhe për përforicime të tjera, nuk jam unë ai që mund të përcaktoj pozicionet, por shpresoj të kemi edhe më shumë prurje. Kur analizoj rezultatet në planin personal, jam i kënaqur me paraqitjet e mia në dy fazat e para. Kam gjetur disa herë golin dhe për këtë më vjen mirë, por jam akoma më i lumtur që golat e mi kanë sjell pikë për skuadrën, megjithatë kam një ndjenjë zhgënjimi në lidhje me rezultatet dhe pozicionin aktual të ekipit në renditje. Nuk di çfarë të them për një largim të mundshëm, varet nga oferta që mund të vijë”.
Në lidhje me qendrimin në Superiore, Fukui është përgjigjur me vetëm një fjalë në anglisht:
“Yes”.