U luajt sot ndeshja mes Shqipërisë dhe Norvegjisë në “Elbasan Arena”, që përfundoi me rezultatin 0-1. Kombëtarja Shqiptare bëri një ndeshje të dobët, teksa rrezikoi vetëm një herë portën. Në këtë takim, Panuçi aktivizoi vetëm 2 nga të grumbulluarit për herë të parë, Keidi Baren dhe Bujar Likën.
Dy futbollistët e Superiores, Kristal Abazaj dhe Enis Gavazaj nuk u aktivizuan fare në këtë takim.
Në stadium solli habi mosaktivizimi i lojtarëve, pasi ata bën nxehmje për plot 25 minuta, nën rrebesh. Të gjithë ishin në pritje të aktivizimit të dy lojtarëve, taksa i shihnin në nxehmje, por më kot, pasi arbitri sinjalizoi fundin e takimit.
Abazaj dhe Gavazaj shihen si dy nga lojtarët më premtues të Superligës.