Komisioni i Disiplinës bëri një shkelje të madhe duke hapur dyert për tifozët e Korabit dhe pavarsisht shkeljes së bërë, duke qenë se vendimi ndihmonte futbolli u pranua në heshtje nga të gjithë.
Paradoksi qëndron tek pasiviteti me të cilin e kanë pritur tifozët e Korabit ndeshjen e parë në Superligë ku kishin mundësi të ndiqnin nga afër skuadrën.
Vetëm 500 bileta të shitura për tifozët nga Peshkopia që premtonin para ndeshjes një numër të madh. Pavarsisht se luhej në Tiranë, klubi i Korabit kishte marrë të gjitha masat e nevojshme që ndeshja të shkonte më së miri dhe tifozëve të dy klubeve ti krijoheshin të gjitha kushtet. Në përfundim edhe pse stadiumi ishte i ndarë në dy gjysma, fare pak tifozë ishin të pranishëm dje në “Selman Stermasi”. Tifozët e Korabit duhet ti qëndrojnë më pranë skuadrës nëse duan që ti mbijetojnë rënies në një kategori më poshtë.