Fiorin Durmishaj është padiskutim njeriu i momentit në opinionin sportiv shqiptar. Sulmuesi i Panionios bëri bujë me zgjedhjen e kombëtares, teksa “snoboi” interesin e kombëtares shqiptare për të veshur fanellën e kombëtares A të Greqisë.
Një zgjedhje që nuk është pritur mirë nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ka vonuar depozitimin e dokumentacionit në zyrat e homologëve të tyre grek për Durmishaj.
Kjo ka bërë që 22 vjeçari të mos jetë i gatshëm për kombëtaren helene në dy ndeshjet e muajit mars, të vlefshme për fazën kualifikuese të Euro2020. Durmishaj do të mungojë për takimet kundër Lihtenstejn më 23 mars dhe tre ditë më vonë ndaj Bosnje Hercegovina.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.