Ende s’është mbyllur java e 21-të, megjithatë Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije axhendën e javës së 22-të. Të gjithë takimet do të luhen në tre ditë, teksa janë caktuar që të zhvillohen nga e premtja e deri të dielën. Përkatësisht në datën 15 shkurt do të luhet kryesfida e kësaj jave, Teuta pret Kukësin në stadiumin “Niko Dovana”.
Një ditë më pas Kamza do të luajë kundër Kastriotit në orën 14:00 dhe tre orë më pas, Tirana përballet me Luftëtarin në stadiumin “Selman Stërmasi”. Të dielën është vendosur të zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera, Laçi-Partizani në orën 14:00 dhe Flamurtari – Skënderbeu në orën 17:00.
AXHENDA E JAVËS SË 22-TË