Kategoria e Parë do të luajë të shtunën javën e fundit të fazës së dytë, pas së cilës, në Grupet A dhe B do të përcaktohen ndarjet e 5 ekipeve të para që do të luftojnë për t’u ngjitur në Superligë dhe 5 ekipet e dyta që do të kërkojnë mbijetesën.
Frika nga ndonjë aleancë e mundshme mes skuadrave ka bërë që FSHF të marrë vendimin që të gjitha ndeshjet të luhen në orën 14:00, duke startuar të gjitha në të njëjtin orar.