Të papriturat dhe emocionet në “Rally Albania” nuk kanë fund. Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentin e djeshëm të pilotit kryesues në kategorinë e motorrëve Boris Vlha cili humbi kontrollin dhe përfundoi në një humnerë 100 metra të thellë. Aksidenti ndodhi gjatë etapës së 6-të në jug të vendit.
Organizatorët kërkuan fillimisht një vinç për të nxjerë motorrin nga humnera por kjo nuk është arritur të sigurohej duke detyruar ekipet e emrgjencës të dalin në terren ditën e sotme dhe të mundohen me mjetë rrethanore dhe të lidhur me litar të ndihmojnë pilotin për të rekuperuar motorrin e tij.
Ndihmë të posaçme kanë dhënë asistentët Joni Lame dhe Erlis Mati të cilët me orë të tëra të lidhur me litarë kanë ndihmuar pilotin Vlha të ngrejë motorrin e tij nga humnera gjë që në fund është arritur me sukses.
Kujtojmë se përpara aksidentit Boris Vlha mbante kryesimin e kategorisë së motorrëve me një diferencë të konsiderueshme nga ndjekësit.