Salzburgu, kundërshtari i Partizanit në Champions, po luan kundër Wolfsberger, ndeshje e vlefshme për kampionatin Austriak. Takimi vijon në shifrat e bardha 0-0, por ajo që bie në sy janë temperaturat e larta në stadiumin “Red Bull Arena”. Ndeshja është ndërprerë në minutën e 30, në mënyrë që të gjithë lojtarët në fushë të mund të freskohen.
Salzburgu pas kësaj ndeshje do të presë Partizanin ditën e mërkurë, takim i vlefshëm për raundin e tretë eliminator të Champions League.