Kukësi ka lënë sot Tiranën për t’u zhvendosur në Elbasan ku do të kryejnë dhe grumbullimin e zakonshëm përpara sfidës kundër Austrisë së Vjenës. Skuadra do të zhvillojë një seancë stërvitore në Elbasan, ndërsa nesër mbrëma do të luhet dhe takimi i kthimit.
Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin negativ 1-0 për austriakët, ndaj të cilëve nesër do të synojnë fitoren për të shkuar te 11-metërshat apo kualifikimin direkt.