Zvicra mbrëmjen e djeshme ka bërë një nga paraqitjet e saj më të mira. Kombëtarja helvete ka mundur Belgjikën me rezultatin “bombastik”, 5-2. Ishte një kthim i jashtëzakonshëm loje, ku nga 0-2, Zvicra ka shënuar pesë gola, duke marrë kështu dhe vendin e parë ne grup.
Taulant Xhaka, mesfushori me origjinë shqiptare ka bërë një postim në rrjetin social “Instagram”, ku “feston” në një farë mënyre për këtë triumf të madh. Ai shkruan në anglisht: Çfarë ndeshje! Çfarë skuadre! Çfarë karakteri! Dhe çfarë mënyre për t’i përfunduar ndeshjet ndërkombëtare për vitin 2018! Faleminderit për gjithë mbështetjen këtë vit”.