Erion Braçe ka reaguar për aksionin policor që ka përfshirë mbarë vendin për kapjen e grabitësve që vodhën plot 10 milionë euro në mesditën e së mërkurës. Zëvendës-kryeministri për mediet deklaroi se truri i bandës (Admir Murataj) u eliminua dhe policia ka gjithë mbështetjen e duhur për të gjetur kriminelët.
Por, në sy bie reagimi i anëtarit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Vasil Bici. Ky i fundit kritikon zëvendës kryeministrin teksa shkruan: “Llambo Qirko jam plotësisht dakort me arsyetimin e kthjellët tuajin. Braçe ziu tregon se sa logjikë ka”, përfundon ai duke iu referuar komentit të parafolësit.
Edhe pse ka një jetë në botën e futbollit, siç duket Bicaj nuk lë pas dore politiken duke ndjekur hap pas hap atë që ndodh në vendin tonë.