Kur të gjithë presim me padurim sfidën Shqipëri-Izrael, tashmë është përcaktuar dhe gjyqtari që do të vendosë drejtësinë në ndeshjen e 3 ditëve më vonë në Skoci. Slloveni Matej Jug do të gjykojë betejën midis kuqezinjve dhe skocezëve në “Hampden Park”. Jug është 38 vjeç dhe është një arbitër i Kategorisë A të FIFA-s. Ai është kthyer në profesionist në 2004 ndërsa është licensuar si gjyqtar i FIFA-s në 2007. Në karrierë ai ka arbitruar ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës të 2014 dhe Kampionatin Europian EURO 2012.