Beneaym Demte ka luajtur një ndeshje me Kombëtaren e tij, Etiopinë, ku ka arritur të shënoj edhe gol ndaj Sierra Leone. Ky 90 minutësh është mbyllur me rezultatin 1-0 dhe sulmuesi i Skënderbeut ka arritur të shënojë golin e fitores.
Kampionët e Shqipërisë i gëzohen performancës së lojtarit të tyre dhe në një postim në rrjetet sociale e falenderojnë 20 vjeçarin dhe e vlerësojnë me nota maksimale. Kujtojmë që Skënderbeu për momentin është në vendin e parë në renditjen e kampionatit, 7 pikë, po aq sa Flamurtari.