Prezantimi zyrtar i Kristiano Ronaldos tek Juventus natyrisht që nuk mund të kalonte pa një urim të posaçëm nga Xhorxhina Rodrigez, partnerja e portugezit.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo i ka uruar suksese 33-vjeçarit me diciturën “burrat e jetës sime, suksese dashuria ime”. Ndërkohë që në foto shfaqet ajo bashkë me Kristianon dhe djalin e madh të tij i cili ka veshur madje dhe bluzën e Juventus, duke sinjalizuar kështu nisjen e një epoke të re për familjen Ronaldo.