Sabien Lilaj është larguar nga Skënderbeu këtë merkato vere drejt Azerbajxhanit te ekipi i Gabalas, por që mesa duket lojtari e ka shumë të vështirë që të ndahet nga korçarët, ku ka arritur të fitojë gjithçka të mundshme, madje ka luajtur edhe në grupet e Europa League.
Këtë fakt e tregon më së miri profili i mesfushorit në rrjetin social “Facebook”, ku ka një foto të kampionëve të Shqipërisë gjatë festimit të titullit në sezonin e fundit.