Ai erdhi këtë merkato verore me premtimin se eksperienca te Barcelona dhe talenti që zotëron do të ndihmonte në ringritjen e Milanit. Por pa zhvilluar asnjë ndeshje me kuqezinjtë Alen Halilovic pritet të kalojë një tjetër sezon në stazh. 22-vjeçari mendohet se do t’i ofrohet në formë huazimi Gironas duke u kthyer sërish në Spanjë pas aktivizimit me Las Palmasin në një sezon e gjysmë.
Ardhja e ish-lojtarit të Villarealit Samu Castijello duket se i ka mbyllur thuajse të gjitha hapësirat kroatit Halilovic.