Futbollistit kroat të Hajduk Split U19 Tino Blaz Laus e pësoi keq sot në takimin ndaj Dragovoljac e vlefshme për Kategorinë e Parë të të Rinjve.
Sulmuesi festoi njësoj si ylli i futbollit Cristiano Ronaldo duke treguar me shenjë testikujt. Por, kjo gjë i kushtoi shtrenjtë teksa u ndëshkua direkt me karton të kuq. Gjyqtari i takimit argumentoi se një sjellje e tillë është e papranueshme në sport.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.