Skuadra e Tiranës në basketboll për meshkuj do të ketë trajner të ri për sezonin e ri. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar sot “timonierin” grek që do të drejtojë shtatlartët e Tiranës në edicionin e ri. Bëhet fjalë për Antonios Doukas. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, klubi bardheblu i uronte atij mirëseradhjen duke shkruar: ” I japim mirseardhjen tranjerit te ri te KB Tiranes Antonios Doukas. Zyrtarisht Bardh&Blu”, shkruhej në facebook.
Kujtojmë që më parë në krye të Tiranës ishte malazezi Nikola Milatovic. Tashmë vendin e tij e ka zënë Doukas që do t’i duhet shumë për të bërë në mënyrë që të bëjë një përfaqësim të mirë në Ligën Ballkanike, ku kryeqytetasit do të luajnë këtë sezon për të dytin vit me radhë.