Rikthimi i Tiranës në Superligë natyrisht që është pritur me padurim nga shumë tifozë jo vetëm për ekipin në fushë por edhe për tifozerinë në tribunat e stadiumeve. Grupimi “Tirona Fanatics” është rikthyer kështu në qendër të vëmendjes me tifozllikun e tyre të zjarrtë për ekipin bardheblu, pavarësisht se sot skuadra e tyre zhgënjeu në humbjen 0-1 ndaj Kamzës në “Selman Stermasi”.
Ndërkohë ish-lojtari i Tiranës dhe Partizanit Migen Memelli duket se ishte ndër ata që mezi e priste rikthimin e ultrasve bardheblu në Superligë. Këtë ai e shpreh me një foto të publikuar në Instagram të Fanatiksave gjatë ndeshjes së sotme.